Super sfida e Superligës

Super sfida e Superligës

29/11/2023

Sonte (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të javës së nëntë të Prince Caffe Superligës.

Superpërballja e ditës do të zhvillohet ndërmjet dy rivalëve të basketbollit të Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Sfidat mes këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante, e kështu pritet edhe sonte, në takimin që zhvillohen në Palestrën “1 Tetori”.

Prishtinasit kanë pesë fitore e katër humbje, kurse mitrovicasit shtatë fitore e dy humbje.

Takimi tjetër i ditës së sotme është ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit.

Pejanët kanë shtatë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë dy fitore e shtatë humbje. Dy skuadrat do të hyjnë për fitore, për shkak të ambicieve në këtë edicion.

Java 9-Prince Caffe Superliga

29 nëntor

17:00 Peja-Proton Cable Prizreni

19:00 Sigal Prishtina-Trepça

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners