Më 25 Nëntor do të mbahet Klinika e Trajnerëve, ku do të ligjërojë eksperti ndërkombëtar, Jaume Comas.
Klinika do të jetë për Arsimtarët, të cilët do të angazhohen në cilësinë e trajnerit me fëmijët në Programin “Sport në Shkolla”, pjesë e të cilit është edhe Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.
Klinika do të jetë e mirëseardhur për arsimtarët të cilët do të punojnë me fëmijët në Programin e Basketbollit 3x3, që do të fillojë në muajin janar të vitit të ardhshëm.
Jaume Comas është ekspert ndërkombëtar i basketbollit 3x3 dhe ka ligjëruar në shumë vende botës, ndërsa ka dhënë kontribut në zhvillimin e basketbollit 3x3 në Kataluni.
Comas është ish-basketbollist spanjoll, i cili ka luajtur në Ligën Spanjolle ACB League dhe Divizionin e Dytë në Spanjë. Më 2004 ishte pjesë e Spanjës në Lojërat Olimpike Verore.