Ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Femrave

Ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Femrave

16/11/2023

Superliga e Femrave vazhdon këtë javë duke u zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së shtatë.

Krye ndeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Pejë mes KBF Peja 03 dhe KBF Penza të premten me fillimin nga ora 19:00.

Në takimin e parë të këtyre skuadrave Peja 03 kishte triumfuar.

Superliga vazhdon të shtunën edhe me dy ndeshje të tjera.

United Basketball është nikoqire e Bashkimit, kurse ndeshja pritet të zhvillohet nga ora 15:15. Në ballafaqimin e parë në Prizren, Bashkimi pati triumfuar ndaj United Basketball.

Superliga e Femrave mbyllet me ndeshjen e cila do të zhvillohet në kryeqytet mes KBF Prishtinës dhe KBF Trepçës të shtunën nga ora 16:30.

Në ndeshjen e parë mes tyre në këtë edicion Prishtina pati fituar në Mitrovicë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners