Në fund javë u zhvillua xhiro e gjashtë e Superligës së Femrave.
Ndeshja kryesore u zhvillua në kryeqytet ku Prishtina triumfoj ndaj Peja 03 me rezultat 66:46. Kjo ishte fitorja e dytë e Prishtinës ndaj Peja 03 për këtë edicion.
Më të dalluarat për fitoren e Prishtinës ishin Asianae Johnson dhe Jade Williams.
Johnson pati efikasitet prej 25 pikësh, 12 kërcime dhe 6 asistime ndërsa u ndihmua nga bashkë lojtarja Williams me 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim.
Ndeshja mjaftë interesante zhvillua edhe në Mitrovicë, Bashkimi fitoi më përmbysje ndaj Trepçës me rezultat 73:91.
Për fitoren e Bashkimit si zakonisht më e mira ishte Sarah Mgbeike dhe kapitenia Aulona Muhadri.
Mgbeike kontribuoi me 29 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime ndërsa Muhadri shtoi 14 pikë, 16 kërcime dhe 4 asistime.
Xhiro e gjashtë u mbyll me ndeshjen e zhvilluar në Pejë mes Penzës dhe United Basketball, vashat nga Peja arritën fitore me shifrat 79:56.
Tek Penza më meritorja ishte Lexus Eagle Chasing me 21 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim.
#kosovawomenbasketball #kosovabasketball #SuperligaeFemrave