Niners, i fortë për Pejën

Niners, i fortë për Pejën

08/11/2023

Peja ka pësuar humbje nga Niners Chemnitz me rezultat 63:99 (12:23, 13:28, 22:30, 16:18), në ndeshjen e katërt të grupeve në FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, kurse gjermanët katër fitore në katër ndeshje.

Skuadra gjermane ishte më e mirë nga fillimi deri në fund. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë, ku çerekun e parë e fituan 12:23 dhe të dytin 13:28, ndërsa e dyta ishte paksa më e baraspeshuar, por që gjithsesi u kontrollua nga mysafirët.

Nga 14 pikë për Pejën shënuan Urald King, Justin Davis, Arian Qallaku, ndërsa Jay Jay Chandler 13.

Sfidën e radhës, Peja do ta ketë kundër Heores Den Bosch në udhëtim më 15 nëntor.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners