Vushtrria triumfon ndaj Borea-s

Vushtrria triumfon ndaj Borea-s

04/11/2023

Java e shtatë në Ligën e Parë të meshkujve solli disa ndeshje interesante.

Sfida kryesore u zhvillua mes Borea-s dhe Vushtrrisë, ku vushtrriasit fituan 86:88. Tani vushtrriasit kanë katër fitore e dy humbje, derisa pejanët pesë fitore e dy humbje.

Kosovari ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kerasan-it me rezultat 71:105. Skuadra nga Bardhi i Madh ka katër fitore e dy humbje, ndërsa ajo prishtinase një fitore e pesë humbje.

New Basket ka fituar kundër Dritës me rezultat 100:72. Tani prizrenasit kanë katër fitore e dy humbje, derisa gjilanasit tri fitore e katër humbje.

Gjakova e Re-AS Prishtina u regjistrua 20:0, pasi skuadra prishtinase është larguar nga garat.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners