Prishtina vazhdon serinë pozitive me fitore

Prishtina vazhdon serinë pozitive me fitore

03/11/2023

Prishtina ka regjistruar fitoren e pestë me radhë ndaj United Basketball me rezultat 89:56 (24:11,21:6,24:19,20:20).

Pjesa e parë i takoi plotësisht Prishtinës të cilat shfrytëzuan të gjitha rastet për të shënuar dhe shkuan në pushim me rezultat 45:17.

Pas pushimit vajzat e United Basketball filluan të tregojnë lojë më të mirë por jo të mjaftueshme por arritën ta ngushtojnë rezultatin duke shënuar 19 pikë e pranuar 24.

Ndërsa pjesa e fundit e ndeshjes ishin krejt e barabartë ku dy skuadrat shënuan nga 20 pikë.

Tek Prishtina dyshja Johnson dhe Williams ishin më të dalluarat. Asiana Johnson shënoi 19 pikë, 12 kërcime dhe 9 asistime kurse Jade Williams shtoi 20 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Alyn Sankar ishte më e dalluar tek United Basketball me 15 pikë dhe 6 kërcime.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners