Peja vazhdon me 100 % fitore

Peja vazhdon me 100 % fitore

22/10/2023

Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë mundur Istogun me rezultat 84:69 (21:12, 25:17, 19:19, 19:21).

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas verdhezinjtë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:12. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë për të shtuar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 46:29.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë 19:19, ndërsa në atë të fundit istogasit vetëm ngushtuan shifrat, por pa arritur përmbysjen dhe Peja fitoi 84:69.

Te vendasit u dalluan Beck Terwell me 26 pikë e 12 kërcime, John Chandler me 12 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jacob Calloway me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Tyrese Prince me 14 pikë e tetë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Peja është e vetmja në elitë me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Istogu numëron një fitore dhe katër humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners