Trepça shënon fitore bindëse në udhëtim

Trepça shënon fitore bindëse në udhëtim

22/10/2023

Trepça ka triumfuar në udhëtim ndaj United Basketball me rezultat 50:105 (17:25,10:20,8:29,15:31).

United Basketball e nisi me mirë se Trepça por që nuk e mbajti të njëjtin ritëm gjatë andaj çereku i parë përfundoi 17:25 për vajzat nga Mitrovica. Kurse në 10 minutat e çerekut të dytë, vajzat e United Basketball shënuan 10 pikë ndërsa pranuan 20.

Epërsia më e madhe filloi në pjesën e tretë të ndeshjes ku Trepça shënoi 29 pikë kurse në anën tjetër United Basketball vetëm 8 pikë. Në pjesën e fundit të kësaj ndeshje vashat e drejtuara nga trajneri Demi u munduan për rikthim por që nuk mjaftoi duke u mposhtur me rezultat të thellë 50:105.

 Tek skuadra fituese më të mirat ishin, Mar'shay Moore me 50 pikë, 6 kërcime dhe 9 asistime ndërsa Jessica Wilson shtoi 27 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Më e dalluara tek United Basketball ishte Etna Rexhepi me 16 pikë e 11 kërcime.

Për Trepçën kjo ishte fitorja e parë këtë edicion kurse United Basketball nuk ka arritur ende asnjë fitore.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners