Peja pëson në Gjermani

Peja pëson në Gjermani

18/10/2023

Peja është mundur në Gjermani nga NINERS Chemnitz, ku dallimi u bë në pjesën e dytë, pasi e para ishte e barabartë. Verdhezinjtë pësuan 98:72 (26:29, 22:16, 25:11, 25:16).

Peja bëri paraqitje shumë të mirë, ku jo vetëm që ishte e barabartë përballë gjermanëve, por edhe për një nuancë më e mirë, duke e fituar çerekun e parë 26:19. Periudha e dytë ishte e barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, derisa pjesa e parë përfundoi 48:45.

Megjithatë, dallimi u bë në periudhën e pjesën e dytë. Këtu u ndie edhe mungesa e Lis Shoshit dhe Arian Qallakut, ndërsa gjermanët treguan fuqinë e tyre, duke e fituar ndeshjen 98:72.

Jacop Calloway i Pejës e mbylli ndeshjen me 14 pikë e 13 kërcime, ndërsa Jay Jay Chandler shtoi 17 pikë, kurse Justin Davis me 14.

Takimin e radhës dhe të parin në shtëpi në këtë edicion për garat ndërkombëtare, kampionia e Kosovës do ta ketë më 25 Tetor kundër Heroes Den Bosch nga Holanda.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners