Kurshumlija vëzhgues, Mumini gjyqtar në FIBA Europe Cup Women

Kurshumlija vëzhgues, Mumini gjyqtar në FIBA Europe Cup Women

18/10/2023

Jo vetëm skuadrat kosovare do të paraqiten në garat evropiane.

FIBA Instruktori Nacional dhe Komesari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija do të jetë vëzhgues në ndeshjen e grupeve në FIBA Europe Cup Women mes Ragusa Dubrovnik dhe Bursa Uludag Basketbol.

Po në këtë sfidë do të gjykojë gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini.

Ky takim do të zhvillohet të enjten, më 19 tetor nga ora 18:00 në Dubrovnik të Kroacisë.

Kjo është edhe një ndeshje ndërkombëtare për Kurshumlijën dhe Muminin, ndërsa kanë qenë të deleguar në shumë evente evropiane.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners