Peja ka triumfuar në derbin e javës së tretë të Prince Caffe Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 92:80 (27:16, 18:16, 25:24, 22:24), duke vazhduar me fitore, që ishte e treta nga tri ndeshje, kurse humbja e parë për mitrovicasit pas dy fitoreve radhazi.
Pas një fillimi të barabartë, vendasit u shkëputën në 27:16, sa e fituan çerekun e parë, ndërsa vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku kishin epërsi deri në 19 pikë, 36:17, por sidoqoftë, mitrovicasit u rikthyen për të afruar rezultatin në 41:32, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me rezultat 45:32.
Në periudhën e tretë, u zhvillua lojë me kthesa, ku pejanët rritën epërsinë në 68:48, e më pas mitrovicasit që ngushtonin shifrat, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 70:56. Përkundër përpjekjeve të mysafirëve, Peja menaxhoi epërsinë dhe triumfoi 92:80.
Më i merituar te Peja për këtë fitore ishte John Chandler me 39 pikë, pesë kërcime e tri asistime, kurse te Trepça më i dalluari ishte Kevin Davis me 28 pikë, shtatë kërcime e tri asistime.