Derbi pejan në elitën e basketbollit të femrave

Derbi pejan në elitën e basketbollit të femrave

12/10/2023

Java e dytë në Superligën e Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante.

Vëmendja kryesore këtë javë do të bartet në Pejë, ku zhvillohet derbi i dy klubeve nga i njëjti qytet, Penza dhe Peja 03. Penza fitoi në xhiron e parë (mposhti United Basketball), kurse Peja 03 kishte pësuar nga Prishtina. Sfida do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Superliga këtë javë hapet me ndeshjen, që zhvillohet këtë të premte në Prizren, ku Bashkimi është nikoqir i United Basketball. Prizrenaset janë favorite, pasi fituan Superkupën dhe ndeshjen e parë në elitë, duan të vazhdojnë me fitore.

Prishtina udhëton në Mitrovicë për ndeshjen me Trepçën, përballje që zhvillohet të shtunën në orën 13:00. Prishtina në xhiron e parë ka shënuar fitore ndaj Peja 03, ndërsa Trepça ishte mposhtur nga Bashkimi. 

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners