Në fundjavë (6 dhe 7 Mars) do të fillojnë Superliga e Kosovës në basketboll për U16 dhe U18, në konkurrencën e meshkujve.
Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e fundit të mbajtur.
Këto liga do të fillojnë pas një pushimi të detyruar për shkak të pandemisë Covid-19.
Vlen të ceket se të gjitha klubet e gjeneratave të reja duhet të respektojnë masat anti-Covid19 në fuqi të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit 3.0.
Gjithashtu, më 20-21 Mars 2021 do të fillojnë garat në Liga Unike U18 (M), U16 (M), U14 (M) dhe Liga U16 (F).
Superliga U18 (M) – Java 1
E shtunë
11:00 Marigona Hill Prishtina – Rahoveci
13:00 Prishtina e RE – Trepça
13:30 M Junior Prishtina – Istogu
E diel
11:00 Peja - Bashkimi
14:00 Ponte Prizreni - Vushtrria Basket
Superliga U16 (M) – Java 1
E shtunë
18:00 Vushtrria Basket - Peja
15:00 Megasports - Marigona Hill Prishtina
E diel
10:00 Trepça – Istogu
11:00 M Junior Prishtina - Prishtina e RE
18:00 Bashkimi - Golden Eagle Ylli