Jade Williams MVP e javës së parë

Jade Williams MVP e javës së parë

09/10/2023

Superliga e Femrave filloi me derbin Peja 03-Prishtina, derbi i cili u fitua nga vajzat e Prishtinës me rezultat 59:78.

Tek ekipi nga kryeqyteti më e mira ishte Jade Williams me 14 pikë, 26 kërcime dhe 6 asistime ndërsa u ndihmua nga Asianae Johnson  me 23 pike, 5 kërcime dhe 8 asistime.

Edhe Bashkimi regjistroi fitore në fillim e edicionit të ri duke triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 84:74. Fitores më së shumti i kontribuoi dyshja Muhadri dhe Mgbeike. Kapitenia Muhadri realizoi 19 pikë, 23 kërcime dhe 2 asistime ndërsa Sarah Mgbeike me 13 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.

Fitore në udhëtim shënoi edhe Penza duke triumfuar ndaj United Basketball me shifra 51:86. Më e mira e vajzave nga Peja ishte Jena Mastelone me 29 pike, 7 kërcime dhe 5 asistime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners