Bashkimi fiton ndaj Trepçës

Bashkimi fiton ndaj Trepçës

07/10/2023

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me shifra 84:74 (20:11,17:22,30:25,17:16).

Kampioni në fuqi Bashkimi ka shënuar fitoren e parë për edicionin 2023/24 duke vazhduar kështu formën e mirë.

Ndeshja ishte e barabartë dhe detaje të vogla e caktuan fituesin e kësaj ndeshje.

Tek vajzat e Bashkimit u dalluan Aulona Muhadri me 19 pikë, 23 kërcime dhe 2 asistime si  dhe Sarah Mgbeike me 13 pikë, 14 kërcime dhe tre asistime.

Kurse më e mira e Trepçës ishte Mar Shay Moore me 36 pikë,  pesë kërcime dhe shtatë asistime.

KBF Bashkimi së fundi fitoi Superkupën e Kosovës e cila u mbajt në Prizren në datat 3 dhe 4 tetor.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners