03/10/2023 FBK

Prishtina në finale

Prishtina është kualifikuar në finale të Superkupës së Femrave.

Vashat prishtinase në gjysmëfinale kanë mundur Penzën me shifrat 68:56 (22:11, 14:21, 14:9, 18:15).

Prishtina e nisi ndeshjen më mirë dhe qysh në fillim krijoi epërsi, duke e fituar çerekun e parë me epërsi të dyfishtë 22:11. Por, pejanet nuk u dorëzuan dhe dalëngadalë afruan rezultatin, duke shkuar në pushim me shifrat 36:32.

Megjithatë, kryeqytetaset rikthehen fuqishëm në periudhën e tretë, ku arritën epërsinë më të lartë në ndeshje deri në ato momente, 50:38, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 50:41. Përkundër tentimeve nga skuadra pejane, Prishtina ruajti epërsinë dhe triumfoi 68:56.

Te Prishtina më e mira ishte Jade Williams me 26 pikë e 13 kërcime, duke u ndihmuar nga Asianae Johnson me tetë pikë, nëntë kërcime e 11 asistime dhe Marigona Rushiti me 13 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Penza u dalluan Tazsa Garrett me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Jenna Mastelone me 21 pikë.

Prishtina në finale e pret fituesin e ndeshjes Bashkimi-Trepça që zhvillohet nga ora 17:00 në Prizren, aty ku po zhvillohet Superkupa e Femrave. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: