Trepça triumfoi në derbin e javës së dytë të Prince Caffe Superligës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 78:66 (24:16, 18:23, 21:7, 15:20).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe të motivuar edhe nga përkrahja e tifozëve, e fituan çerekun e parë me rezultat 24:16. Megjithatë, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe filluan të këndellen, duke afruar rezultatin, ku pjesa e parë përfundon 42:39.
Mitrovicasit e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, madje, kryeqytetasit për shtatë minuta nuk shënuan pikë, ku ‘Xehetarët’ kishin seri prej 14:0, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:46. Fituesit e Superkupës ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar në fund 78:66.
Te vendasit u dalluan Cevin Davis me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, kurse te mysafirët Derrick Wilson me 25 pikë e pesë kërcime.
Trepça ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Sigal Prishtina një fitore e një humbje.