Sonte fillon Liga e Parë e Meshkujve

Sonte fillon Liga e Parë e Meshkujve

28/09/2023

Liga e Parë e Meshkujve do të ‘hidhet në aksion’ sonte. Takimi i parë do të jetë ndërmjet Vushtrrisë dhe New Basket. Të dy skuadrat hyjnë me ambicie të qarta në këtë edicion dhe synojnë të nisin kampionatin me fitore.

Të premten do të zhvillohen dy ndeshjet tjera, ku do të përballen Bora me Kerasan-in dhe Borea me Gjakovën e Re.

Takimi ndërmjet AS Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet më vonë.

Kosovari nga Bardhi i Madh do të pushon këtë xhiro.

Në këtë edicion garojnë nëntë skuadra, ku do të zhvillohen 27 xhiro, dhe më pas faza e “Play-off”-it për të hyrë në Superligë, përkatësisht “Play-out” për të mbetur në Ligën e Parë.

Java 1-Liga e Parë e Meshkujve

E enjte

19:00 Vushtrria - NEW Basket

E premte

19:00 Bora - Kerasan

19:00 Borea - Gjakova e Re

AS Prishtina - Drita (kjo ndeshje zhvillohet më vonë)

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners