Superkupa e Femrave më 3/4 Tetor në Prizren

Superkupa e Femrave më 3/4 Tetor në Prizren

20/09/2023

Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 20.09.2023, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendimet në vijim:

  1. Miratohet data 3 deri 4 Tetor 2023 për organizimin e Superkupës së Kosovës në Konkurrencën e Femrave, në Palestrën ‘Sezai Surroi’ në Prizren;
  2. Miratohen Propozicionet e Garave të Ligave të Kategorive të Reja për Edicionin 2023/24.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben Fetahu

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners