Kosova 3x3 përfundoi garat në Lojërat Mesdhetare në Rërë në Kretë të Greqisë. Kjo ishte hera e parë që Kosova garoi në këto gara dhe hera e parë në të dyja konkurrencat.
Meshkujt në ndeshjen e parë shënuan fitore kundër Maqedonisë së Veriut 14:12. Pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut (14:12), ekipi i basketbollit 3X3 meshkujt, pësoi humbje nga favoritja e grupit, Kroacia, 21:9.
Djemtë tanë dhanë maksimumin në të dyja takimet, ndërsa ndaj kroatëve u vërejt mungesa e Bardh Rexhës, që u lëndua në ndeshjen e parë dhe nuk u paraqit më.
Në ndeshjen e fundit, Dardanët pësuan nga Greqia 21:15.
Ndërkohë, vashat pësuan dy humbje në dy ndeshje. Ekipi i vajzave të basketbollit 3X3, grupmosha U-23, pësoi humbje nga Tunizia në ndeshjen e parë të grupit A të Lojërave Mesdhetare në Rërë. Vajzat tona e nisën mirë ndeshjen duke qenë në epërsi 11:7, por më pas pësuan, 18:14.
Ndërkohë, në takimin e dytë vajzat luajtën ndaj Kroacisë, prej së cilës pësuan humbje 17:6.