31/08/2023 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.08.2023 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. I ka miratuar Propozicionet dhe Rregulloren e Garave për edicionin 2023/24.
  2. E ka miratuar Rregulloren e Komisionit të Garave të FBK-së.
  3. E ka miratuar Rregulloren për Kalim dhe Regjistrim në FBK.
  4. E ka miratuar Rregulloren Disiplinore të FBK-së.
  5. E ka miratuar Rregulloren e Marketingut të FBK-së.
  6. E ka miratuar Rregulloren për Financa në FBK.
  7. E ka miratuar Rregulloren për Licencim dhe Garim në FBK.
  8. E ka miratuar Rregulloren mbi Punën e Komisionit të Arbitrazhit të FBK-së.
  9. E ka miratuar Rregulloren mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio-Vizuale të FBK-së.
  10. E ka miratuar Doracakun për Shfrytëzimin e Hapësirave Reklamuese LED.
  11. I ka miratuar Kalendarët e Garave për edicionin e ri 2023/24.
  12. E ka miratuar kërkesën e KB Llapi për inkuadrim në Ligën e Dytë të Meshkujve.
  13. E ka miratuar kërkesën e KB KEKU për inkuadrim në Ligën e Dytë të Meshkujve.
  14. E ka miratuar kërkesën e KB AS Prishtina për rikthim në Ligën e Parë të Meshkujve pas largimit të KB Prishtina e Re me plotësimin e kritereve të përcaktuara nga Bordi i FBK-së për plotësimin e një vendi vakant në këtë ligë.
  15. E ka refuzuar kërkesën e KBF Peja 03 për zgjerim të formatit të Superkupës së Femrave për këtë edicion
  16. E ka refuzuar kërkesën e KB Happy Dukagjini për inkuadrim në Ligën e Parë të Meshkujve pas mos-plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Bordi i FBK-së.
  17. Ka vendosur që klubet e Superligës së Meshkujve dhe Superligës së Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 04 shtator. Pas kësaj date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
  18. Ka vendosur që klubet e Ligës së Parë të Meshkujve dhe Ligës së Parë të Femrave që ende nuk i kanë plotësuar Kriteret për Licencim dhe Garim për edicionin e ri ta bëjnë këtë jo më larg se data 08 shtator. Pas kësaj date nuk do të ketë më afat shtesë nga Bordi i FBK-së.
  19. Ka vendosur që konkursi për organizim të Superkupës së Meshkujve dhe Superkupës së Femrave të hapet nga data 31 gusht deri më 06 shtator..
  20. Ka vendosur që klubeve të Superligës së Meshkujve konform Rregullores Mbi të Drejtat dhe Transmetimet audio-vizuale nga fondi i pjesëmarrjes tu ndajë vlerën nga 3,000.00 (tre mijë) Euro. Klubet që kanë obligime ndaj FBK-së do tu zbatohet menjëherë kjo shumë.

 

Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: