Basketbollistja e re Etna Rexhepi është pjesë e Basketball Without Borders European Camp

Basketbollistja e re Etna Rexhepi është pjesë e Basketball Without Borders European Camp

23/08/2023

Ky kamp do të mbahet prej 23 deri më 29 gusht në Wroclaw të Polonisë.
 
Basketball Without Borders është kamp elitar për zhvillimin e shkathtësive individuale të lojtareve të talentuara të regjionit.
Etna është zgjedhur në mënyrë individuale nga NBA dhe FIBA duke u bazuar në shkathtësitë e saja si lojtare e jashtëzakonshme.
 
Basketball Without Borders Europe 2023 do të jetë një mundësi e artë për secilën pjesëmarrëse që të zhvillojnë më tutje aftësitë e tyre, duke u trajnuar nga trajnerë të njohur nga NBA dhe FIBA
 
Kjo është hera e parë që basketbolliste nga Kosova ftohet në një kamp të tillë.
 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners