Të dielën ka ndërruar jetë Dashnor Hadri, ish-basketbollist i Prishtinës dhe anëtar i Bordit të KB Prishtinës pas luftës. Ai ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Hadri gjithashtu ka qenë Drejtor Ekzekutiv i KB Universiteti (Femrat) në edicionin 2003/04, ku me sukses e ka udhëhequr skuadrën prishtinase në Ligën Rajonale Trocal, duke e siguruar një vend në “Play-off” në vitin e parë të paraqitjes në mesin e skuadrave shumë të forta kroate dhe boshnjake.
Hadri ka qenë adhurues i madh i basketbollit, derisa kontributin e tij e ka dhënë në basketbollin e femrave dhe të meshkujve.
Dashnori do të kujtohet si një njeri i urtë dhe i dashur për të gjithë.