Bashkimi ka vazhduar me fitore në EBC Ligën e Femrave, duke mundur Vëllaznimin në udhëtim 68:85 (13:20, 29:15, 10:31, 16:19).
Takimi në fakt ka qenë mjaft interesant, ku vashat prizrenase fituan çerekun e parë 13:20. Por, kundërpërgjigja e skuadrës vendase nuk vonoi shumë, duke dominuar në periudhën e dytë, 29:15, për të shkuar në pushim me shifrat 42:37.
Por, dallimi u bë në periodën e tretë. Skuadra lidere dominoi totalisht, 10:31 dhe siguroi fitoren, derisa epërsinë e lartë e ruajti edhe në 10 minutat e fundit dhe në fund triumfoi 68:85.
Te Vëllaznimi u dalluan Raven Baker me 28 pikë dhe Sarah Mgbeike me 19 pikë e 12 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 33 pikë e 15 kërcime dhe Aisha Ballarabe me 23 pikë e 17 kërcime.
Vëllaznimi ka 10 fitore dhe pesë humbje, kurse Bashkimi 14 fitore dhe vetëm një humbje.
Fitore bindëse ka shënuar Prishtina, që ka mundur si mysafir Kastriotin 60:147 (14:39, 19:30, 22:40, 5:38). Skuadra prishtinase dominoi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te skuadra ferizajase u dalluan Agnesa Rrahmani me 26 pikë dhe Andrea Iavarone me 18 pikë, kurse te Prishtina u dalluan Alexis Tolefree me 32 pikë e 10 asistime, Enxhi Xhanaj me 18 pikë e 13 kërcime, Era Shatri me 16 pikë e 10 asistime, Dajah Daniel me 16 pikë e 10 kërcime, Enisa Kamerolli me 22 pikë, Aulona Muhadri me 17 dhe Diellza Dekaj me 14.
Kastrioti ka dy fitore dhe 13 humbje, kurse Prishtina nëntë fitore dhe gjashtë humbje.
Fitore ka shënuar edhe Penza, që mundi Trepçën 77:61 (25:21, 16:14, 17:14, 19:12). Skuadra pejane ishte më e mirë në të katër çerekut, duke shënuar fitore të merituar. Te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 20 pikë e 19 kërcime, Valbona Bytyqi me 21 pikë e 11 kërcime dhe Arbnora Përquku me 14 pikë e shtatë kërcime, kurse te skuadra mitrovicase u dalluan Alma Muzliukaj me 18 pikë e 11 kërcime dhe Allison Johnson me 20 pikë.
Penza ka nëntë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Trepça një fitore dhe 14 humbje.