Nga 15 deri më 21 Shkurt, me sukses është organizuar ‘Bubble’ në Prishtinë, ku garuan Kosova, Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu, në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.
Përkundër vështirësive dhe gjendjes me Covid-19, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), ka arritur me sukses të organizojë këtë ngjarje, derisa është lavdëruar edhe nga FIBA Evropa, me anë të një letre dërguar shtëpisë së basketbollit të Kosovës.
FBK dëshiron të falënderojë të gjithë sponsorët dhe institucionet e Kosovës, që ndihmuan në këtë organizim.
Pavarësisht masave strike dhe pandemisë me Covid-19, kjo ngjarje u organizua me sukses në Kosovës, duke i hapur dyert edhe për organizimet e ardhshme në garat e FIBA-s.
Për këtë arsye, FBK falënderon Policinë e Kosovës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bankën TEB, Kujtesa, Kompaninë IP, Vitaminka, Hotel Sheraton, Korporata Rugove, Hisense, Trio Med, Avicena dhe Growzillas.