Fitore e rëndësishme për mitrovicasit, fitojnë ndaj Vreshtarëve

Fitore e rëndësishme për mitrovicasit, fitojnë ndaj Vreshtarëve

24/02/2021

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me shifrat 67:78 (18:26, 14:16, 21:16, 14:20), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:26. Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 27:30, por ‘Xehetarët’ sërish shkëputen dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre, 32:42.

Vreshtarët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke ngushtuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 46:45, por mitrovicasit me një seri të suksesshme sërish kalojnë në epërsi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:58. Në 10 minutat e fundit, Trepça ishtë më e vëmendshme dhe në fund triumfoi me meritë 67:78.

Te Rahoveci, Isaiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë, kurse te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore dhe 13 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners