22/02/2021 FBK

Kombëtarja e basketbollit (M), më e mira e Vitit 2020 nga KOK-u

Basketbollistët e Kosovës kanë fituar çmimin “Kombëtarja e Vitit” në konkurrencën e meshkujve, e shpallur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Djelmoshat tanë, të udhëhequr nga Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati e Gëzim Morina, ia dolën që gjatë vitit 2020 të shënojnë dy fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në muajin shkurt, duke e nisur kampanjën parakualifikuese për Kupën e Botës 2023 në mënyrën më të mirë.

Rezultatet e mira nuk arritën t’i vazhdojnë edhe në muajin nëntor në takimet ndaj Sllovakisë e Islandës, në të cilat hendikep i madh ishte mungesa e lojtarëve kyq shkaku i pandemisë Covid 19, thuhet në përshkrimin nga KOK-u.

Çmimin e ka pranuar Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova. “Jemi shumë të nderuar me këtë çmim. Njëkohësisht ky çmim është një motivim për të pasur sa më shumë suksese edhe në vitin 2021”, është shprehur Rugova në ceremoninë e Laureatëve të organizuar nga KOK-u.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: