08/02/2021 FBK

Vendim i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), gjithnjë duke u bazuar në Planin Strategjik të FBK-së 2021-2025 ka marrë vendim që nga sivjet t’i kushtojë rëndësi të veçantë basketbollit 3x3 duke qenë se nga 2021 do të jetë disiplinë olimpike.

Me këtë rast Bordi i FBK-së në fillim të këtij viti e ka parë si prioritet vendosjen e një sërë kriteresh minimale për organizim të turneve të basketbollit 3x3 në Kosovë, me qëllim që në vitet e ardhshme të kemi rregullore precize, rrjet të zhvilluar të promotorëve privatë dhe kalendar të garave që FBK e mbikëqyrë.

Bordi i FBK-së për vitin kalendarik 2021 ka miratuar këto kritere për organizim të një turneu të basketbollit 3x3, pa të cilat FBK nuk do të mund të përkrahë asnjë promotor, qoftë me financa, qoftë me pajisje, qoftë me gjyqtarë apo personel ndihmës:

  1. Të gjithë organizatorët që kërkojnë çfarëdo ndihme të FBK-së, duhet të regjistrojnë turneun e tyre në platformën e FIBA-s dhe të marrin konfirmimin FIBA Endorsed.
  2. Të gjithë organizatorët që kërkojnë çfarëdo ndihme të FBK-së, duhet të dërgojnë datat dhe detajet organizative të turneut (vendin, numrin e ekipeve, nivelin e turneut), së paku 30 ditë më herët, ashtu që FBK të caktojë gjyqtarët dhe personelin ndihmës dhe të sigurohet se nuk ka përplasje datash (kjo vlen sidomos për stinën e verës).
  3. Të gjithë organizatorët që kërkojnë çfarëdo ndihme të FBK-së, duhet që në platformën e FIBA-s, të konfirmojnë profilet e lojtarëve pjesëmarrës në turne dhe të ngarkojnë të gjitha rezultatet e të gjitha ndeshjeve. Këto më pas gjenerohen në raportin pas turneut dhe mundësojnë rangim të saktë të lojtarëve dhe të ekipeve.
  4. Të gjithë organizatorëve që kërkojnë çfarëdo ndihme të FBK-së, u rekomandohet fuqishëm që të angazhojnë mbajtësit e statistikës dhe gjyqtarët ndihmës të licencuar nga FBK, me qëllim të sigurimit që turnetë organizohen sipas rregullave të FIBA-s.
  5. FBK merr përsipër organizimin e së paku një punëtorie (online ose me pjesëmarrje fizike) për mbajtësit e statistikës dhe gjyqtarët ndihmës për turnetë 3x3.

Krahas kritereve të lartëpërmendura FBK është e gatshme të përkthejë literaturë të FIBA-s për basketbollin 3x3, ose nëse lejon situata me pandemi, të organizojë edhe një seminar për organizatorët.

Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: