Është hedhur shorti për kualifikimet e FIBA Europe Cup.
Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça do të ndeshet me skuadrën estoneze Parnu Sadam dhe atë islandeze Tindastoll. Kualifikueset do të zhvillohen në Parnu, Estoni. Vetëm vendi i parë do të kualifikohet në grupet e edicionit të rregullt në FIBA Europe Cup.
Gjithsej janë shtatë grupe, një me katër skuadra dhe gjashtë me tri.
Kualifikimet do të zhvillohen më 2-5 tetor. Në edicionin e rregullt do të jenë 40 skuadra, të ndara në dhjetë grupe me nga katër skuadra.
Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e FIBA Europe Cup, madje organizatore e grupit në Mitrovicë, por që nuk kishte arritur kualifikimin në grupe. Nga Mitrovica ishte kualifikuar Sporting-u.
Edicionin e kaluar Sigal Prishtina ishte në kualifikime, kurse Golden Eagle Ylli ishte pjesë e grupeve, ku nga gjashtë ndeshje kishte një fitore e pesë humbje.
Grupi C
Parnu Sadam
Tindastoll
Trepça