Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën.
Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.
Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75, shkruan faqja e FIBA-s.
Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet.
Tashmë Dardanët duhet të përmbysin danezët në shtëpi. 32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 vazhdojnë garat në Evropian. Eurobasket 2025 do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.
Kualifikimi
Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak;
Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë.
Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina.