Kosova për herë të dytë për paraqitet në FIBA 3x3 U23 Nations League. Pas garave në Prishtinë, vashat dhe djemtë e Kosovës po garojnë në Szolnok të Hungarisë, që do të zhvillohet deri më 3 gusht.
Ndeshja e parë e Kosovës ishte te femrat, ku pësuan nga Holanda me rezultat 22:9. Nga tri pikë shënuan Besjana Martinaj, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.
Ndërkohë, ndeshje më interesante ishte te meshkujt mes Kosovës dhe Gjermanisë. Pesë minutat e parë ishin të barabartë, por më pas gjermanët treguan fuqinë e tyre, duke fituar 15:11. Gjashtë pikë shënoi Mirlind Zekaj, tri Bardh Rexha dhe dy Donat Rexhepi.
Më pas Kosova është mundur te femrat nga Hungaria, ku gjashtë pikë shënoi Agnesa Rrahmani dhe pesë Sara Vraniqi. Meshkujt pësuan nga Greqia me shifrat 22:14. Pesë pikë shënoi Drilon Shala, katër Donat Rexhepi, tri Bardh Rexha dhe dy Mirlnd Zekaj.
Garat vazhdojnë edhe nesër e pasnesër. Të mërkurën, Kosova te femrat do të ndeshet me Gjermaninë nga ora 4:50, ndërsa meshkujt nga ora 5:15 me Holandën. Femrat ndeshjen e dytë e kanë kundër Hungarisë nga ora 6:40, kurse meshkujt ndaj Greqisë nga ora 7:05 në mbrëmje.