Kosova U18 është mundur nga Shqipëria në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që sot filloi në Durrës.
Vashat e Kosovës pësuan 45:63 (11:24, 10:10, 13:13, 11:16).
Periudha e parë ishin vendimtare, ku vashat kuqezi e nisën më mirë ndeshjen dhe fituan këtë pjesë 11:24. Më pas u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, megjithatë, Shqipëria me përkrahjen e tifozëve arriti të menaxhojë epërsinë dhe të fitojë 45:63.
Vesa Krasniqi kishte tetë pikë e 15 kërcime, Malvina Haziri shtoi 15 pikë, kurse Olsa Tahiri kontribuoi me tetë pikë e gjashtë kërcime.
Ndeshja e ardhshme është nesër ndaj Armenisë nga ora 19:00.