01/08/2023 FBK

Kamp një javor i basketbollit në 4 qytete të Kosovës për fëmijët nga 8 deri 16 vjet

Nga 21 deri më 28 gusht nga Kosovo Basketball Heritage Academy dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizohet Kampi për basketbollistët dhe basketbollistet e reja të moshës prej 8-16 vjet në katër qytete të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Kampet ditore individuale do të mbahen në këto qytete të Kosovës. Çdo kamp do të përfshihet për fëmijët e moshës 8-16 vjeçare dhe aty do të përfshihen deri në maksimum 30 kampistë për seancë.

Dy seanca të përshtatshme do të zhvillohen në çdo qytet: Në mëngjes nga ora 9:00 - 12:00 për kampistët e moshës 8-12 vjeçare, pasdite nga ora 13:00 -16:00 për kampistët e moshës 13-16 vjeçare.

Lojtarët më të mirë nga çdo kamp përkatës i distriktit do të ftohen të marrin pjesë në një All-Star final njëditor, që do të mbahet në Prishtinë më 25 gusht.

Në kamp do të punojnë;

Edona Thaqi e cila është ish basketbolliste e Universitetit Fordham dhe e Përfaqësueses së vajzave të Kosovës në vitin 2022. Tani punon për NBA në cilësinë e gazetares.

Brian S. Kriftcher, i cili është një trajner i suksesshëm i basketbollit në nivelin e shkollave të mesme në Amerikë  për një kohë të gjatë, si dhe është themelues i Fondacionit Rinor të Paqes Stamford, PEACE BASKETBALL AUU.

Trajneri Kriftcher është trajneri kryesor i djemve në Notre Dame Catholic, shkollë e mesme (Fairfield, CT), që konsiderohet si një ndër programet kryesore të basketbollit në shtetin e  Connecticut.

Sarah Kustok, e cila ka kaluar 6 sezonet e fundit si analistja kryesore e ndeshjeve të Brooklyn Nets në YES Netëork dhe dallohet si analistja e parë femër  për një skuadër të NBA-s. Ajo është gjithashtu gruaja e parë që ka fituar një çmim Emmy të Nju Jorkut si analiste sportive, duke e bërë këtë dy herë në vitet e njëpasnjëshme. Kustok punon gjithashtu edhe si analiste e basketbollit të NBA, ËNBA dhe Kolegjeve NCAA në kanalet e Fox Sports.

Falecia Cabral Porter është trajnere e basketbollit për vajza në shkollën e mesme Robert E. Fitch. Falecia përveç si trajnere në shkollë të mesme së bashku me  bashkëshortin e saj (i cili aktualisht është ndihmëstrajner për Connecticut Sun në WNBA) është e përfshirë në organizimin e kampeve të basketbollit së bashku me skuadrën e WNBA Conneticut Sun, ku marrin pjesë më shumë se 100 basketbollistë dhe basketbolliste të reja.

Sipas Edona Thaqit, misioni i këtij kampi është të edukojmë, fuqizojmë dhe frymëzojmë të rinjtë dhe të rejat në Kosovë, duke përdorur basketbollin si mjet për të nxitur  dashurinë e tyre për lojën dhe ëndrrat për një të ardhme më të ndritshme. Qëllimi ynë është të rrisim një komunitet liderësh përmes stërvitjes dhe mentorimit, duke pasuruar aftësitë atletike të secilit pjesëmarrës, udhëheqjen dhe edukimin e tyre përmes basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: