Fillon Kursi Teknik i FIBA-s për Grupin e Pestë

Fillon Kursi Teknik i FIBA-s për Grupin e Pestë

31/07/2023

Ka filluar Kursi Teknik i FIBA-s për Grupin e Pestë. Kursi po mbahet në Kolegjin ISP në lagjen Marigona të Prishtinës, do të mbahet deri më 4 gusht 2023.

Ky është kursi i pestë që mbahet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në këtë kurs po ligjëron Instruktori i FIBA-s, Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit).

Në kurs marrin pjesë 15 trajnerë, të cilët në fund do t’i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners