Basketbollistët e Kosovës të premten kanë zhvilluar dy stërvitje në Fribourg të Zvicrës.
Stërvitja e paradites ishte më e lehtë, ndërsa stërvitjen e dytë e kanë zhvilluar të premten mbrëma.
Dardanët po përgatiten maksimalisht për ndeshjen ndaj Zvicrës, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:30.
Përballja është shumë e rëndësishme, andaj FBK fton shqiptarët në Zvicër për përkrahje.
Kjo sfidë është e vlefshme për Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Kosova ka një fitore e një humbje, kurse Zvicra dy humbje. Danimarka është në vendin e parë me dy fitore, ku vetëm vendi i parë i grupit kualifikohet tutje.
Kosova e kishte mundur Zvicrën në Prizren me shifrat 76:49.