Kosova U20 ka pësuar humbje nga Holanda me rezultat 87:57 (23:17, 23:12, 22:12, 19:16), në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që sot nisi në Rumani.
Vashat e Kosovës rezistuan në periudhën e parë, që përfundoi 23:17, por në periodën e dytë dhe të tretë holandezët ishin më të mira, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 78:41.
Te Kosova u dallua Astera Tuhina me 22 pikë e pesë kërcime, 11 pikë shënoi Anila Selmani dhe dhjetë Enisa Kamerolli.
Kosova ndeshjen e ardhshme e ka ndaj Kroacisë, të dielën nga ora 12:00, ndërsa më pas do të ndeshen me Slloveninë, në ndeshjen e fundit në grupe.