28/07/2023 FBK

4 trajnerë potencialë të Kosovës në Turqi

Katër trajnerë potencialë nga Kosova prej 27 deri më 31 Korrik 2023 do të qëndrojnë në Stamboll të Turqisë.

Vizita e trajnerëve potencial kosovarë, Nderim Januzaj, Arta Mustafa, Butrint Bajraktari dhe Arsim Berisha, do të bëhet në kuadër të projektit të Fondit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) në FIBA Europe në të cilin marrin pjesë shtetet si Kosova, Turqia, Bullgaria Maqedonia Veriore dhe Rumania.

Kjo është edhe një mbështetje nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për trajnerët vendorë, edukimin dhe zhvillimin e tyre.

Trajnerët kosovarë, së bashku me ata bullgarë, rumunë dhe maqedonas do të kenë mundësi që për gjashtë ditë, sa do të qëndrojnë në Stamboll të vizitojnë klubet më të mëdha turke, por edhe të marrin pjesë në seancat e tyre stërvitore, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njohuri bazike rreth basketbollit. Po ashtu këta trajnerë do të kenë mundësinë që ta përcjellin seminarin e basketbollit që do të mbahet më 29-30 korrik.

Qëllimi i këtij projekti të FIBA Europe është shkëmbimi i përvojave të shteteve pjesëmarrëse, bashkëveprimi kulturor, ndërtimi i marrëdhënieve dhe fuqizimi i raporteve ndërmjet partnerëve. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: