Kosova është renditur e katërta në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16.
Dardanët e rinj në sfidën për vendin e tretë janë mundur nga Andorra me rezultat 59:97 (15:32, 10:20, 18:22, 16:23).
Andorrasit e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan periudhën e parë 15:32 dhe të dytën 10:20 për të shkuar në pushim me rezultat 25:52. Kjo i mjaftoi për të ruajtur epërsinë dhe për të triumfuar në fund 59:97.
Drin Tafilaj shënoi 18 pikë e 13 kërcime, ndërsa Lis Binishi kontribuoi me 15 pikë dhe Erdin Abazxhik me dhjetë.
Finalja do të zhvillohet mes Qipros dhe Azerbajxhanit nga ora 20:00.