Dardanët luftojnë deri në fund, por nuk mjafton

Dardanët luftojnë deri në fund, por nuk mjafton

27/07/2023

Kosova është mundur nga Danimarka me rezultat 82:75 (27:16, 17:27, 25:22, 13:10), në një ndeshje ku fituesi nuk është ditur deri në çastet e fundit.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit me një seri prej 13:0, ndërsa më pas kishin epërsi në 14 pikë, 22:8, kurse me tre treshe radhazi nga Musab Mala, Dardanët rikthehen, duke afruar shifrat në 27:16. Në periudhën e dytë, danezët sërish u shkëputën në 39:21, por kësaj radhe, Dardan Berisha kundërpërgjigjet, me një super ndeshje, kurse në fund të pjesës së parë, Dardanët ngushtuan shifrat në 44:43.

Në fillim të periodës së tretë, Kosova kaloi për herë të parë në epërsi 51:53. Ndeshje e baraspeshuar u zhvillua në këtë pjesë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 69:65. Kosova ishte e kufizuar me largimin e dy qendra Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti me pesë gabime personale, por luftuan deri në fund, ndërsa rezultati përfundimtar ishte 82:75.

Te Kosova u dalluan Dominic Artis me 23 pikë, Dardan Berisha me 13, Erjon Kasatri me dhjetë e Drilon Hajrizi me nëntë.
Kosova ka një fitore e një humbje, ndërsa danezët dy fitore në Rrethin e Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.

Ndeshja e ardhshme për Dardanët është kundër Zvicrës, më 29 korrik në Fribourg.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners