Kosova mundet nga Irlanda

Kosova mundet nga Irlanda

25/07/2023

Kosova U18 është mundur edhe në sfidën e katërt në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali.

Dardanët janë mundur nga Irlanda me shifrat 77:70 (26:21, 21:8, 21:13, 9:28), që ishte humbja e katërt në katër ndeshje, kurse sfidën e fundit në grupe e ka kundër Ukrainës, nesër nga ora 23:30.

Çereku i parë ishte pothuajse i niveluar, ku irlandezët në fund të kësaj pjese u shkëputën për 26:21, por dallimi u bë në periudhën e dytë dhe të tretë. Dardanët e rinj ishin bindshëm më të mirë në dhjetë minutat e fundit, 9:28, por nuk ia arritën qëllimit të bëjnë përmbysjen e madhe.

Te Kosova u dalluan Norik Binqe me 14 pikë e nëntë kërcime, Rron Dahsyla me tetë pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, Jon Ismajli me 17 pikë, Dior Gërxhaliu me 10 dhe Arlind Konjuhi me 11.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners