Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, vizitoi KOK-un

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, vizitoi KOK-un

19/07/2023

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, i shoqëruar nga drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku kanë vizituar sot Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast janë pritur nga Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Besim Aliti.

Presidenti Krasniqi falënderoi drejtorin Novak për vizitën dhe përkrahjen që po i jep basketbollit kosovar, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin me FBK-në për të avancuar basketbollin në Kosovë.

Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së për avancimin e basketbollit, derisa përmendi organizimet e shumta ndërkombëtare që po i bënë federata, si dhe shprehu konsideratën e lart edhe për emërimin e Fetahut, anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Drejtori Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që sot nisi në Prishtinë, ndërsa më pas do të ndjek edhe takimin e parë të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Evropianin 2025, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet në Prizren.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners