Sot fillon Evropiani, Dardanët përballen me Maltën

Sot fillon Evropiani, Dardanët përballen me Maltën

19/07/2023

Sot fillon Kampionati Evropiani, Divizioni C për meshkuj U16.

Në këtë Evropian marrin pjesë nëntë shtete, ku Dardanët synojnë të triumfojnë.

Basketbollistët e rinj të Kosovës sfidën e parë do ta kenë ndaj Maltës nga ora 17:30, ku synojnë fitoren dhe kërkojnë përkrahjen nga publiku.

Në këtë sfidë do të jetë i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Ndeshjen mund ta ndiqni në platformat Art Motion dhe Kujtesa, ashti si të gjitha ndeshjet e Kosovës, kurse të gjitha sfidat tjera në faqen zyrtare të FIBA-s në YouTube.

Të gjitha takimet zhvillohen në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners