Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës.
Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.
Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit. Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve. Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim. Më pas Dardanët do të përballen me Zvicrën në udhëtim, më 29 korrik dhe më 5 gusht do të ndeshen me Danimarkën në Prizren, në ndeshjen e fundit.
Këto takime zhvillohen në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
12-shja përfundimtare
Dominic Artis
Valon Bunjaku
Dardan Kapiti
Rron Ukaj
Musab Mala
Gëzim Morina
Arian Qallaku
Dardan Berisha
Drilon Hajrizi
Meriton Ismaili
Muhamedali Janjeva
Lis Shoshi
Përzgjedhës: Rami Hadar