Përzgjedhësi i Kosovës U16 te meshkujt, Driton Obërtinca ka shpallur listën përfundimtare me 12 lojtarë, që do të luajnë në Evropianin, që organizohet pikërisht në Prishtinë.
Basetbollistët e rinj të Kosovës janë përgatitur maksimalisht dhe synojnë të japin më të mirën në garën që organizohet në ‘shtëpi’, ku kërkojnë përkrahjen e publikut për t’ia arritur qëllimit.
Kosova U16 është në Grupin A, së bashku me Andorrën, Maltën dhe Gjibraltarin.
FIBA Kampionati Evropiani i Divizionit C do të organizohet në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik, ku marrin pjesë nëntë shtete, ndërsa të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “1 Tetori”.
12shja e Kosovës U16 M
Mal Tosuni
Yll Kastrati
Anes Krasniqi
Erdin Abazxhik
Drin Tafilaj
Ben Basha
Lis Binishi
Sejar Rama
Hanan Corovic
Ervin Mullaliu
Venis Haliti
Enes Gashi
Përzgjedhës: Driton Obërtinca, ndihmëstrajnerë: Elbesar Gështenja dhe Egzon Uka