Kosova debuton në FIBA 3x3 Women’s Series

Kosova debuton në FIBA 3x3 Women’s Series

14/07/2023

Kosova për herë të parë është paraqitur te FIBA 3x3 Women’s Series.

Vashat e Kosovës janë përballur me Holandën, ku edhe pse zhvilluan ndeshje të mirë, pësuan 20:12, megjithatë do të mbahet mend për debutimin e Kosovës në këtë garë, që po organizohet nga Prishtina 3x3 në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Ky event po zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Nga ora 22:45, Kosova do të ndeshet me Neftchi e Azerbajxhanit. Për Kosovën u paraqitën: Saranda Daci, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.

14 shtete po marrin pjesë në FIBA Ëomen’s Series që po organizohet në Prishtinë: Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Lituania, Hungaria (2 ekipe), Letonia, Azerbajxhani (2 ekipe), Izraeli, Ukraina, Turqia, Kosova dhe Gjermania.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners