Dita e dytë e FIBA 3x3 U23 Nations League sërish prodhoi ndeshje interesante.
Gjatë tërë ditës deri në mbrëmje u zhvilluan sfida interesante, duke u përmbyllur në fund me finalet te femrat dhe meshkujt.
Finalet kaluan në shenjë të një atmosfere të bukur sportive në qendër të Prishtinës, ku te femrat fitoi Holanda, duke mundur Hungarinë 20:14, ndërsa te meshkujt Gjermania ka mposhtur Holandën 20:15.
Kosova ka zhvilluar nga dy takime te meshkujt dhe femrat. Meshkujt janë mundur nga Gjermania dhe Greqia 22:10, kurse femrat janë mposhtur nga Gjermania 21:6 dhe nga Hungaria 22:8.
Nuk munguan as lojërat shpërblyese. Gara do të vazhdojë edhe nesër (e mërkurë) nga ora 14:30 deri në ora 21:00.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që një garë e tillë me 12 shtete mbahet në vendin tonë dhe hera e parë që Kosova po paraqitet në të dyja konkurrencat në këtë garë.
Rezultatet
https://nationsleague.fiba3x3.com/2023/prishtina-europe3-stop2/games