Kursi për Trajnerë, Niveli 1 nga 2 korriku

Kursi për Trajnerë, Niveli 1 nga 2 korriku

26/06/2023

Nga 2 deri më 7 korrik do të mbahet Kursi Teknik i FIBA-s, Niveli 1.

Ky është kursi i katërt që mbahet nga Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës.

Në këtë kurs do të ligjërojë Instruktori i FIBA-s, z. Amri Nour nga Maroku, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit.

Kursi do të mbahet në “ISP Marigona”, ndërsa do të marrin pjesë 15 trajnerë vendorë, të cilët në fund do t’i nënshtrohen testeve teorike dhe praktike.

Ky është edhe një kurs për trajnerët, që organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, që synon të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë, në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners