Menaxherja e Financave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Nadire Kajashi dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku kanë diplomuar me sukses në Programin e FIBA Evropës, Gratë në Lidership (WiLEAD).
Kajashi është prezantuar me temën: “Rritja e numrit të vajzave e grave në basketboll”, ndërsa Kqiku me temën: “Rritja e numrit të tifozëve që janë prezentë në ndeshjet e basketbollit të femrave”.
Ky program po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë. Sot është bërë prezantimi i punimeve me temat e caktuara, ndërsa në ditën e dytë është në program ceremonia e diplomimit.
Programi ka filluar në muajin shkurt të këtij vitit, ku çdo muaj Kajashi dhe Kqiku kanë ndjekur ligjëratat ‘online’.
Gratë në Lidership (WiLEAD) është një program me mesazh për pjesëmarrëset femra, të identifikuara dhe të përzgjedhura nga federatat e tyre kombëtare si lidere të ardhshme. Fokusi i programit WiLEAD është të ofrojë një mundësi për gratë e talentuara dhe të motivuara brenda familjes së basketbollit për të përmirësuar kompetencat e tyre, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të fuqizuar besimin e tyre. Duke krijuar një rrjet të grave të talentuara dhe të ditura që punojnë nëpër federatat kombëtare, misioni i këtij programi është të rrisë rritjen dhe dukshmërinë e basketbollit të femrave në të gjithë Evropën dhe më gjerë.