Në Prizren, Kupa e Kosovës për veteranë

Në Prizren, Kupa e Kosovës për veteranë

24/06/2023

Pas përfundimit të Ligës së Veteranëve, të dielën do të zhvillohet pjesa finale e Kupës.

Të dielën në gjysmëfinalen e parë do të përballen Bashkimi kundër Pejës, kurse në përballjen e dytë do të ndeshen Vëllaznimi dhe Prishtina.

Finalja po ashtu mbahet të dielën nga ora 17:30. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit.

Kujtojmë se këtë vit është mbajtur për herë të parë Liga e Veteranëve te meshkujt, ku morën pjesë: Prishtina, Trepça, Peja, Bashkimi, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi. Gjithsej u zhvilluan pesë xhiro në qytetet e ndryshme të Kosovës.

Orari

E diel

13:00 Bashkimi - Peja

14:30 Vëllaznimi - Prishtina

Ndeshja finale nga ora 17:30

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners